TIRANE

Në kuadër të 555-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit, Muzeu Historik Kombëtar ka çelur këtë të martë një ekspozitë me riprodhime gravurash, flamujsh të principatave të Arbrit dhe fragmente të jetës e veprës së heroit. Ekspozita vjen 4 javë pas 17 janarit e njohur si data e ndarjes nga jeta të Skënderbeut. Drejtuesi në detyrë i institucionit, shpjegon vonesën dhe risitë.

“Nuk ishte e mundur të hapej në 17 janar se buxhetet hapen me vonesë derisa arrijmë buxhetin e ri. viti i Skënderbeut është viti i Skënderbeut nga fillimi deri në fund. Kjo ekspozitë sjell për herë të parë disa këndvështrime që kanë të bëjnë me një koordinim, të gravurave të ndryshme të Skënderbeut që janë bërë në shek 17-18”.- Dorian Koçi.

Ekspozita është konceptuar nga 3 kuratorë, asnjë prej tyre, studiues i Mesjetës, siç pohon drejtuesi, e megjithëse ekspozita priti buxhetin, kostoja e saj nuk u bë publike.

“Kuratori i ekspozitës është Dr. Dorian Koçi së bashku me Ajten Toptani, Ardian Pojani dhe stafin e MHK. Ne të tre e kemi konceptuar. Ka një kosto të ekspozitës që mund ta japim se e është e dokumentuar. Kuratori i ekspozitës… historian të periudhës së veçantë nuk ka, kjo është bërë me konsulencë të profesorëve”, tha Koçi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: