Një aksident është regjistruar sot në Gjirokastër, ku një 56-vjeçar ka rënë nga karroceria e një kamionçine. Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet H.L.

Ndonëse ky i fundit u përfshi në aksident, shoferi i mjetit, 38-vjeçari me inicialet Gj.T., ka ikur nga vendngjarja, por është arrestuar më vonë nga policia.

NJOFTIMI I POLICISË
Rreth orës 12:50, në vendin e quajtur “Kthesa e Lazaratit”, dyshohet se shtetasi H. L., 56 vjeç, banues në Përmet, është rrëzuar nga karroceria e automjetit kamionçinë që drejtohej nga shtetasi Gj. T., 38 vjeç, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër. Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendngjarja, por pas disa minutash është kapur nga shërbimet e Policisë.
Shtetasi H. L. është transportuar në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e DVP Gjirokastër, për kryerjen e procedurave të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb