SHBA- Një grua nga Pensilvania e SHBA ka mbetur e shokuar kur i ka parë faturën e energjisë elektrike, pasi rezultonte debitorë e 284 miliardë dollarëve. ‘Daily Mail’ shkruan se Mary Horomanski, 58 vjeç ishte befasuar kur kishte parë se sa kishte ‘harxhuar’ për një muaj.

“Më dolën sytë nga vendi. Ne kishim vendosur dritat për Krishtlindje, dhe mendova mos i kishim vënë gabim”, tha gruaja.

fatura

Kompania i kishte kërkuar zonjës që të paguante borxhin deri në nëntor të vitit të ardhshëm. Sapo u njoh me faturën, gruaja mori në telefon e shqetësuar djalin e saj, ku ky i fundit ishte lidhur me kompanisë dhe kishte sqaruar keqkuptimin e madh. Bëhej fjalë për një gabim, pasi fatura ishte vetëm 284.46 dollarë. Tashmë Horomanski ka kërkuar një dhuratë tjetër për Krishtlindje, pikërisht një monitorues zemre. “Dua një monitorues zemre”, pohoi zonja.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: