Boshnjaku Enver Beganoviç, i cili është nisur nga qyteti Wels në veri të Austrisë, do të ecë gjithsej 6 600 kilometra deri në Mekë për të kryer haxhin.

52-vjeçari i cili prej një kohe të gjatë jeton në Austri shpjegoi udhëtimin e tij për haxh.

Ai ka mbërritur në Serbi duke ecur në udhëtimin e tij drejt Mekës.

Beganoviç tha se pas Austrisë, Sllovenisë, Kroacisë dhe Bosnje-Hercegovinës ka mbërritur në Serbi dhe se deri më tani ka ecur rreth 650 kilometra.

Më tej ai tha se është nisur nga Velsi dhe se ka bërë një pushim në pllajën Pester në qytetin Sjenica të Serbisë.

“Unë nuk kam krijuar një rrugë të shkurtër. E kam përcaktuar vetë se nga ku do të shkoj. Do të kaloj nga vendet e ish-Jugosllavisë. Kam kaluar nga Cazin i cili është qyteti ku kam lindur, në Bosnje-Hercegovinë. Vizitova nënën dhe të afërmit e mi”, tha ai.

“Pas Austrisë, Sllovenisë, Kroacisë dhe Bosnje-Hercegovinës tani ndodhem në Serbi. Nga këtu do të eci deri në Mekë përmes Maqedonisë së Veriut, Bullgarisë, Turqisë dhe Irakut”, shtoi Beganoviç.

“Për të mbërritur në Mekë kam përllogaritur se më nevojiten gjithsej të paktën shtatë muaj. Për udhëtimin jam përgatitur gjashtë muaj. Eci 35 deri në 60 kilometra rrugë në varësi të kushteve të motit”, shtoi Beganoviç.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: