Gjashtë adoleshentë u plagosën nga të shtënat në një park lokal në shtetin amerikan të Kolorados , tha policia.

Të shtënat kanë ndodhur në mesditë në Nome Park, i cili ndodhet pranë një shkolle të mesme ,tha Departamenti i Policisë.

6  adoleshentët e moshës 14 deri në 17 vjeç u transportuan në spital pas të shtënave, tha policia në një postim në Twitter.

Sipas policisë, incidenti nuk ndodhi brenda shkollës, por vetëm në veri në Nome Park. Policia fillimisht postoi në Twitter se shkolla e mesme ishte në mbyllje, por më vonë e ndërroi duke thënë se shkolla ishte  në një perimetër të sigurt.

Policia tha se i dyshuari u largua nga vendi i ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb