6 fitore në 6, 16 gola të shënuar dhe vetëm 2 të pësuar, shifrat e këtij Napoli janë thjesht perfekte. Ekipi i Spallettit po kalon një moment magjik, janë të pandalshëm në fushën e lojës duke “mbretëruar” të vetëm në krye të Serie A. Stafi drejtues kujdeset që në çdo dalje publike të mos e lakojnë fjalën titull duke mos dashur të shtojnë presion mbi ekipin por një nisje e tillë nuk ndodhte që nga sezoni 2017/18, atë vit luftuan deri në fund me Juven për titullin kampion.

Tifozët po shijojnë në veçanti një super Osimhen, sulmuesi nigerian ishte sërish protagonisti kryesor në sfidën kundër Caglieri e fituar me rezultatin e pastër 2-0. Gjashtë gola ka shënuar Osimhen gjatë muajit shtator, po aq sa edhe Karim Benzema, ndërsa një tjetër pike referimi mbetet edhe kapiteni Insigne autori i golit të dytë. Spalletti ka ndërtuar një ekip shumë solid edhe në mbrojtje, vetëm dy gola të pësuar, këtu trajneri ka meritë duke i besuar një fanellë titulli edhe Amir Rrahmanit. Me Juven shumë të shkëputur, minus 10 pikë, për momentin, kundërshtarët e vërtetë të Napolit janë dy ekipet nga Milano, tifozët më të drejtë ëndërrojnë për një sezon të madh.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb