Myrto Uzuni është nga të paktët legjionarë që vjen në kushte perfekte në këtë grumbullim me ekipin përfaqësues.

Sulmuesi kuqezi po kalon një moment fantastik në Spanjë, ku është kthyer në lider tek ekipi i Granada-s.

Këtë fundjave, Uzuni realizoi një “dopjetë” duke e dërguar në 6 numrin e golave të shënuar: 6 ndeshje 6 gola janë shifra shumë pozitive teksa kryeson listën e golashënuesve më të mirë.

Uzuni
Uzuni

Uzuni ka marrë dhe një çmim të veçantë këtë fundjavë: lojtari më i miri i muajit gusht në La Liga2.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb