Ish zëvendës presidenti amerikan, Mike Pence ka refuzuar të dëshmojë para komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve që po heton sulmin e 6 janarit 2021 ndaj Kongresit.

Në një intervistë me televizionin CBS, Pence u shpreh se Kongresi nuk ka të drejtë të kërkojë dëshminë  e tij dhe se në Kushtetutë pushtetet janë të ndara.

Ai u shpreh se thirrja e tij për të dëshmuar do të krijonte një precedent shumë të keq.

Kujtojmë se zotit Pence iu desh të fshihej për orë të tëra kur mbështetësit e zotit Trump sulmuan Kongresin më 6 janar në një përpjekje për të parandaluar Kongresin që të certifikonte fitoren e Biden.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: