NGA DRITAN HILA

Sinqerisht për Lulëzim Bashën:
1-Hiq dorë nga deklaratat tip trakt prodhim i vitit 1941, me steriotipe “populli do çohet fuqishëm kundër klikës”, “pabesish në errësirën e natës”, etj. Mos shkruaj si në epokën e shaptilografit.
2-Mos ço Aldo Bumçin në sebepe ku mpleksen ndërkombëtarët. Merret sikur nuk e ke seriozisht.
3-Mos u ngatërro me bregasit kur këta kapen për punë feje dhe në mes futet dhe Janullatosi me Dulen. Nuk ja dolën otomanet, që i lanë të kullandriseshin me venomet.
4-Janullatosit që ankohet në Athinë, është sikur të krishteret e Nigerisë të ankoheshin tek Renzi i Italisë. Janullatosi e bën për hesap të vet, por ty nuk dinë në ç’kallëp të fusin.
5-Meqë demokratet të kanë zgjedhur bari të tyre, hap sytë të bësh përçorin e tufës tënde e jo të blegërish për atë të Janullatosit. Se tufa jote te ka marre rruget per hesap te vet.
6-Dy vjet ikën si ikën. Tani e prapa mendo të bësh opozitë. Nëse shpreson të vish në pushtet në një aleancë me LSI-në, Meta edhe mund të pranojë, nëse ti do kenaqeshe me 4 ministri. Por si po i çon punet, duhet te nxitosh, pasi me vone mund ta quaje kerkese te egzagjeruar.

(Postimi nga Dritan HIla ne Facebook. Hila analist dhe ish-zv/minister i Mbrojtjes)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: