TIRANË

Deputetja e PD-së Grida Duma ka folur në seancën e sotme parlamentare edhe për protestën e pedagogëve.

Duma tha se pedagogët po kërkojnë pagën që të mos emigrojnë dhe mbijetojnë, pasi as me 2 mijë euro nuk mund të bëjnë dot pedagogun me nivelin që kërkon universiteti për të qenë konkurrues.

“Po pse mendoni ju që luten pedagogët shqiptarë që të marrin doktoratura, iu kërkohet me ligj. Po diskutonin sot për pagat e pedagogëve, e fundi është Shqipëria. Diskutohet që të shkojë te niveli i Kosovës, po kërkojnë pedagogët dhe unë po ju them që dhe po të shkojë te niveli i Kosovës përsëri nuk është pedagog sepse është ende një nëpunës mesatar që do të mbijetojë me atë pagë. Se pedagog atë individ e bën nëse ka fond për kërkimin shkencor, nëse ka mundësi që kur i kërkohet të marrë doktoraturën, gradën tjetër akademike që të rrijë në sistem dhe të marrë atë rrogën copë-copë ai duhet të botojë në revista me faktor impaktin. Të botosh në revista me faktor impaktin në çdo vend të botës po të jesh pedagog ta paguan universiteti 400 euro. Shkoni botoni sot revista faktor impakti që Shqipëria ka zero marrëveshje për të botuar klasa akademike. E paguajnë nga xhepi. Ai që merr 600 mijë lekë duhet të paguajë vetëm për t’u abonuar te faktori i impaktit 400 euro. Duhet të marrë pjesë dhe në 5 konferenca ndërkombëtare, i cili që të shkojë te një konferencë duhet që të regjistrohet 300 e ca euro, duhet të bëjë pagesën e udhëtimit, akomodimit dhe e gjitha kjo t’i shkojë më shumë se sa dy muaj pagë. E vijojmë më tej realizimin hipokrit, specialistëve jo socialistëve”, tha Duma.

Ajo theksoi se po shpenzohen 6 mln dollarë për të marrë dy ufo satelitë për të kapur ndërtimet pa leje, kur me këto para mund të ndërtoheshin së paku 3 biblioteka të mira në universitete.

“Po patjetër, ka pedagogë në trupën e stafit akademik të cilët kanë ardhur nga Franca, nga Paris 8, të cilët kanë mbaruar PHD, i është dashur 6 vite dhe ky sistemi sorrogato i universiteteve shqiptare që të kërkojë që t’i njihet PHD e Paris 8. Shqipëria, Shqipëria që ku dalim këtu bërtasim dhe themi kemi kaq trupa akademikësh që vijnë nga atje. Ai zotëria që i referohem unë ka punuar në ndërtim se e kishte pasion filozofinë. Në ndërtim për të bërë një PHD. Erdhi këtu për të marrë 600 mijë lekë të vjetra dhe për të pritur 6 vjet që Ministria e Arsimit t’i thoshte që PHD-ja jote që të ka kushtuar 62 mijë euro vlen në Shqipëri dhe pas 62 mijë eurove të harxhuara, ky zotëria duhet të marrë 600 mijë lekë dhe të jetë dhe njeriu solidar që t’i japë studentit i cili nuk ka një bibliotekë që të referojë pedagogun e vet, t’i japë studentit shpirtin e vet. Kjo Nëna Shqipëri që i jep me pushkë historisë përpara. Po patjetër topin duhet të vendoste. Më jepni një universitet të vetëm që ka marrëdhënie me Kompanitë partneriteti për tregun e punës. Që ky universiteti rankohet, ka vlerë, zero.
6 mln për të marrë dy ufo satelitë për të kapur ndërtimet pa leje. Mendoni me 6 milionë se sa bëheshin? Së paku 3 biblioteka të mira në universitet.
Kush do bëjë, do bëhet punimi i doktoraturave thotë ky doktori i shkencave, po me çfarë do e bësh punimin e doktoraturave po nuk bërë kërkim shkencor. Me çfarë do e nxjerrësh kërkimin shkencor në qoftë se nuk ke specialistë që bëjnë kërkimin. Sot dhe deputetët nuk kanë kërkim të mirëfilltë për se si bëhen ligjet. Nuk ka kërkim. Pedagogu po kërkon pagën që të mos emigrojë, të mbijetojë se pedagog nuk e bën dot as me 2 mijë euro me nivelin që kërkon universiteti për të qenë konkurrues.
Kështu që ju mendoni që për një kohë të gjatë ju bëhet pushka top, por kjo çështja e gjëmimeve do ju vijë pa diskutim dhe nuk do ndiheni më mirë”, deklaroi Duma.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb