Fillimi i vitit është mundësia e përkryer për të pastruar dollapët përpara se të bëni ndonjë blerje të re. Shfrytëzojeni këtë rast për të kuptuar se cilat rroba nuk do të vishni më kurrë, pjesët kyçe që ju shpëtojnë ditën kur nuk dini çfarë të vishni dhe ndonjë mangësi. Në vitin 2023 përpiquni të përqendroheni në blerjet që do të jenë të dobishme në planin afatgjatë. Qëllimi është të shmangni blerjet joserioze, sado joshëse mund të duken ato.

Ideja e një pantalloni klasik të gjerë mund të mos ju emocionojë, por ju sigurojmë se do të rezultojë një blerje shumë e zgjuar. Nëse zgjidhni dizajnin e duhur, me përshtatjen e duhur për llojin tuaj trupor, atëherë do të përfundoni me një aleat që vështirë se do t’ju zhgënjejë. Qoftë nëse e vishni me një triko dhe atlete apo me një bluzë të zezë transparente dhe me taka të ulëta, do të duket po aq elegante dhe e sofistikuar.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Koleksionet për sezonin Pranverë/Verë 2023 ishin plot me ide për të veshur pantallonat tuaja me stil. Këtë vit vëmendja bie tek pantallonat e qepura mirë, të cilat bëhen bartës të një estetike casual dhe kombinohen me bluza të thjeshta, këmisha oversize dhe bluza elegante. Pjesa më e mirë është se ju mund të adoptoni shumë lehtë stilin casual chic që dizajnerët e kanë pëlqyer, me pjesët që tashmë i keni në gardërobën tuaj.

Pas studimit të koleksioneve, ne dolëm me 6 stile që do të jenë veçanërisht të njohura në vitin 2023.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb