Astronauti i Britanisë së Madhe, Tim Peake, u rikthye në Tokë pas një misioni historik prej gjashtë muajve në hapësirë.

Majori Tim Peake i përshkroi 78 milion milje në hapësirë duke thënë; ‘Ishte udhëtimi më i bukur në të cilin kam qenë”.
Këto ishin fjalët e para që tha kur preku tokën me këmbë.

Një kapsulë e Soyus së bashku me Majorin Peake dhe dy anëtarë të tjerë preku Kazakistanin në orën 10:15 minuta, 4 orë zbritje nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor.
Ende i veshur me rrobat që kishte mbajtur larg planetit Tokë, Tim u tha reporterëve të shumtë që ishin në pritje të tij se, udhëtimi në hapësirë ishte i jashtëzakonshëm.
“I hatashëm, një eksperiencë e jashtëzakonshme e jetës së një njeriu”.
Por ai shtoi se; “Aroma e Tokës është shumë më e fortë. Tani dua të takoj familjen. Por do më mungojë hapësira, padyshim. Por do të doja pak shi tani të binte, është kaq vapë nën këtë kostum dhe më besoni, ishte akoma më vapë në kapsulë”.
Majori Tim Peake u ul në Tokë bashkë me kolegët, rusin Yuri Malenchenko në qendër të fotos dhe amerikanin Tim Kopra.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: