Do të donit të shtonit vite në jetën tuaj ose jetë në vitet tuaja? Ka disa ushqime anti-plakje që mund t’ju ndihmojnë t’i bëni të dyja.

Dieta luan rol në dëmtimin e radikaleve të lira (duke alternuar funksionin e qelizave), inflamacionin dhe bakterin e zorrës. Ajo ndikon gjithashtu tek gjatësia e telomereve – njësi mbrojtëse tek fundi i kromozomeve, që janë të rëndësishme për mbrojtjen e ADN-së nga dëmtimet.

Këto faktorë mund të kenë ndikim në gjendje të tilla shëndetësore si sëmundja e zemrës, diabeti i tipit 2, goditja në tru, hipertensioni, problemet me frymëmarrjen, infeksionet etj.

“Po përpiqemi të vëmë në shënjestër procesin biologjik të plakjes për të shtyrë zhvillimin e sëmundjeve të lidhura me moshën dhe për të zgjatur numrin e viteve të shëndetshme, aktive dhe produktive”, thotë Nathan LeBrasseur, drejtues i programit Moshim i Shëndetshëm dhe Jetesë e Pavarur tek revista Mayo Clinic.

“Dieta mund të luajë një rol të rëndësishëm këtu”.

Edhe pse ndjekja e një diete të shëndetshme është shumë e rëndësishme, shkencëtarët sugjerojnë se përfshirja e disa ushqimeve të caktuara kundër plakjes në dietë është e rëndësishme. Ja cilat janë këto ushqime:

Fasulet
Fasulet janë të pasura në proteina, fibër, vitamina, minerale dhe polifonikë që kanë veti mbrojtëse, sidomos për zemrën. Një studim i fundit ka zbuluar se fasulet mund të ulin rrezikun e vdekjes nga sëmundjet ishemike të zemrës (kur bllokohen arteriet e zemrës). Fasulet janë gjithashtu një burim i mirë i fibrave të tretshme, që ndihmojnë në uljen e niveleve të kolesterolit të keq (LDL) dhe triglicerideve.

Specat e kuq djegës
Specat e kuq janë të mirë për zemrën dhe stomakun. Një studim afatgjatë i publikuar tek revista PLOS One zbuloi se njerëzit që konsumojnë spec të kuq të djegës ishin 13% më pak të rrezikuar të vdisnin nga çdo sëmundje për një periudhë 19-vjeçare, krahasuar me ata që nuk i konsumonin specat.

Përbërësi kapsaicin tek specat mund të ndihmojë gjithashtu në përmirësimin e rrjedhjes së gjakut, përshpejton metabolizmin dhe ofron mbrojtje kundër baktereve të cilat shkaktojnë inflamacion dhe sëmundje të ndryshme. Të gjitha llojet e specave përmbajnë niveleve të larta të përbërësit kapsaicin.

Frutat e thata
Studimet sugjerojnë se frutat e thata janë shumë të shëndetshme për zemrën. Një studim i kryer nga shkencëtarët anglez tek gati 120 mijë meshkuj dhe femra për 30 vite zbuloi se, personat që konsumonin rreth 30 gramë fruta të thata (23 bajame, 18 fistikë, 14 arra) në ditë, kishin 20% më pak rrezik të vdisnin nga gjendje të ndryshme shëndetësore – sidomos nga kanceri, sëmundjet e zemrës dhe problemet e frymëmarrjes – gjatë periudhës së studimit.

Frutat e thata janë të pasura në yndyra të pangopura, që ndihmojnë në uljen e niveleve të kolesterolit të keq (LDL). Studimet kanë treguar gjithashtu se antioksiduesit e tyre mund zhdërvjelltësojnë enët e gjakut (arteriet e forcuara janë shenjë e zemrës së zemrës) dhe përmirësojnë përdorimin e insulinës në trup. Frutat e thata kanë rreth 160-200 kalori për 30 gramë, megjithatë, studimet kanë treguar se konsumuesit e rregullt të tyre janë më të dobët se ata që nuk i konsumojnë fare.

Çokollata
Çokollata është gjithashtu e mirë për zemrën. Një studim i kryer tek gati 21 mijë të rritur zbuloi se personat që konsumojnë çokollatë kanë 25% më pak rrezik të vdesin nga sëmundjet e zemrës dhe 23% më pak rrezik nga goditja në tru gjatë periudhës 11-vjeçare të studimit. Flavanoidet tek çokollata ndihmojnë në përmirësimin e funksiont të enëve të gjakut, duke ulur tensionin e gjakut dhe parandaluar mpikjes e tij. Çokollata e zezë ka më shumë flavonoide dhe më pak sheqer se ajo e bardhë, prandaj është edhe më e shëndetshme.

Drithërat
Pavarësisht ‘reputacionit të keq’ të karbohidrateve, studimet kanë treguar se të gjitha llojet e drithërave (përveç karbohidrateve të rafinuara si buka e bardhë dhe orizi) ulin rrezikun për zhvillimin e kancerit, diabetit të tipit 2, sëmundjet e zemrës, obezitetit, sëmundjet infektive dhe problemet me frymëmarrjen.

Drithërat janë të pasura në antioksidues, vitamina B, fibër dhe polifenolë. Këto substanca mund të ulin rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës.

Peshku
Peshku është i pasur në acide yndyrore omega 3, lëndë ushqyese shumë e rëndësishme për mbrojtjen e zemrës dhe trurit. Disa studime kanë treguar një rënie të konsiderueshme të rrezikut për vdekje të papritur nga ataku kardiak tek njerëzit që konsumojnë 2 ose më shumë racione në javë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: