Zbuloni 6 ushqimet me të cilat luftohet kanceri

1. Domatet
Në sajë të përqendrimit të lartë të antioksidantit lycopene, domatet mund të ndihmojnë në mbrojtjen e ADN-së sonë nga dëmtimi që mund të çojë në kancerin në gji, endometrial, mushkëri, stomak, prostatë dhe veshka, sipas studiuesve. Mënyra më e mirë për t’i ngrënë: Meqenëse procesi i ngrohjes rrit sasinë e lycopene që trupi është në gjendje për të absorbuar, shtimi i domateve organike ose një salcë domatesh organike në omëletë, pulë dhe makarona është një veprim i zgjuar. Kjo mund të jetë më e kushtueshme, por ju siguroheni që domatet tuaja janë pa mbetje kancerogjene. Për më shumë mbrojtje zgjidhni domatet portokalli në vend të atyre të kuqe. Sipas studiuesve të Ohio State University, njerëzit thithin 2.5 herë më shumë lycopene nga domatet portokalli sesa nga ato të kuqet.
2. Drithëra pa sheqer
Derisa drithërat me sheqer mund të punojnë kundër shëndetit tuaj, plotësimi i mëngjesit tuaj me një shumëllojshmëri të fibrave dhe acidit folik mund të ketë efekt të kundërt. Hulumtimet sugjerojnë se për çdo 10 gramë fibra që konsumohen çdo ditë, rreziku i kancerit të gjirit në një grua ulet me 7 për qind, ndërkohë që konsumimi i sasisë së rekomanduar ditore të folateve mund të shmangë mutacione të ADN-së dhe të përgjysmojë rrezikun e kancerit pankreatik te meshkujt duhanxhinj. Mënyra më e mirë për t’i ngrënë: Jo vetëm që një tas i fibrave është i mirë; fibrat janë mënyrë e mirë për të filluar ditën tuaj. Mjafton një gjysmë filxhani dhe ne kemi marrë deri 25 për qind të acidit folik të ditës. Për të shtuar shijen dhe mbrojtjen nga kanceri edhe më tej, shtoni një pjesë të vogël të manave në tasin tuaj.
3. Manat
Manat – të tilla si boronicat e kuqe, luleshtrydhet, mjedrat dhe manaferrat, përmbajnë komponentë të fuqishëm për bllokimin e tumorit (si acidet fenolike, glycosidet dhe anthocyaninet), dhe antioksidantë (si acid ellagic), që mund të ngadalësojnë riprodhimin e qelizave të kancerit dhe të ndalojnë radikalet e lira të dëmshme nga qelizat. Studimet kanë gjetur që konsumimi i frutave është veçanërisht efektiv për shmangien e sëmundjeve së zorrës së trashë, prostatës dhe kancerit esophageal. Mënyra më e mirë për t’i ngrënë: Shtoni manat e freskëta ose të ngrira në sallatë frutash dhe korrni përfitimet.
4. Lëkura e agrumeve
A i doni portokallin, limonin dhe grepfrutin? Bukur! Vazhdoni t’i hani, vetëm se mos i hidhni lëkurat. Pse? Ato përmbajnë një komponent të fuqishëm që i nxit enzimat e detoksifikimit në trup. Në fakt, konsumimi i rregullt i lëvoreve mund të ndihmojë në uljen e rrezikut për qelizat e kancerit të lëkurës për 30 për qind dhe i zvogëlon tumoret ekzistuese, thonë hulumtuesit në University of Arizona. Mënyra më e mirë për t’i ngrënë: Shtoni lëvoret në supë, sallatë dhe salca, ose shtojini në planin tuaj të ushqimit.
5. Gjethet e gjelbra
Të pasura me vlera ushqyese që bllokojnë qelizat e kancerit të fytit, gojës, mushkërive, gjirit, lëkurës dhe barkut, spinaqi, lakra jeshile dhe marulet janë të gjitha zarzavate të shkëlqyera për t’i shtuar në dietën tuaj. Edhe pse secila nga këto perime e meriton një vend në pjatën tuaj, spinaqi duhet të jetë ai që duhet ta zgjidhni gjithmonë, veçanërisht nëse jeni adhurues i mishit të kuq. Pse? Sepse ai përmban komponentë që në fakt mund të bllokojnë kompleksin kancerogjen organik PhiP, që është i bollshëm në mishin e kuq të gatuar, thonë studiuesit në Oregon State University. Mënyra më e mirë për t’i ngrënë: Spinaq ose zarzavate të tjera të gjelbra me vaj ulliri, qepë dhe hudhër, për një pjatë të shpejtë dhe të thjeshtë anësore. Provoni të përdorni lakër të gjelbër dhe marule si bazë për sallatë.
6. Arrat
Mund të jenë të vogla, por kanë një vlerë të madhe ndaj luftës kundër sëmundjeve. Arrat përmbajnë vitaminën e quajtur gamma tocopherol, e cila e ndal aktivizimin e Akt – një enzimë që aktivizon qelizat e kancerit – pa i dëmtuar qelizat e shëndetshme. Ato gjithashtu përmbajnë molekula të ngjashme me ato të kolesterolit të quajtura phytosterols, të cilat ngadalësojnë rritjen e qelizave të kancerit të gjirit duke bllokuar receptorët e estrogjenit. Fusha të ndryshme akademike thonë se arrat mund të ndihmojnë në shmangien e kancerit të prostatës, mushkërive dhe kancerit kolorektal, kështu që ju duhet patjetër të gjeni një mënyrë për t’i futur arrat e fuqishme në dietën tuaj. Mënyra më e mirë për t’i ngrënë: Hani një grusht arra si ushqim të lehtë të mesditës ose shtojini ato në sallatën tuaj. Jeni në disponim për të gatuar? Bëni vetë gjalpin tuaj të arrave, duke përzier në një mikser një lugë vaj kanole me 1 gotë arra, pak rrush të thatë dhe pak kanellë. Shpërndajeni përzierjen në fetat e mollës dhe shijoni këtë ëmbëlsirë të shëndetshme.

(ma.ar/Summer Pages/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: