Gjashtë ushtarë pakistanezë dhe tre terroristë u vranë në një përleshje në distriktin Tank të provincës veriperëndimore të Pakistanit Khyber Pakhtunkhwa.

Tre terroristët u përpoqën të hynin në një kompleks ushtarak.

Trupat “u përgjigjën në një mënyrë efikase,  i rrethuan dhe i vranë të tre terroristët duke penguar kështu tentativën për hyrje brenda kompleksit ushtarak”, shtohet në deklaratë.

Gjatë shkëmbimit intensiv të zjarrit, gjashtë ushtarë u vranë, tha ISPR.

“Ushtria e Pakistanit është e vendosur të eliminojë kërcënimin e terrorizmit dhe sakrifica të tilla të ushtarëve tanë guximtarë e forcojnë më tej vendosmërinë tonë”, thuhet në deklaratë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb