Më shumë se 60 milionë raste COVID-19 janë regjistruar në Evropë që nga fillimi i pandemisë, duke zënë rreth 30 për qind të të gjitha rasteve të njohura në botë, treguan të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Zyra rajonale evropiane e OBSH-së bëri thirrje për “përpjekje më të mëdha për të bërë përparim më të shpejtë dhe më të barabartë në vaksinimin kundër COVID-19”, duke vënë në pah pabarazinë e gjerë midis disa vendeve.

Gjithashtu, ka pasur më shumë se 1,2 milionë vdekje të lidhura me COVID-19 në rajon.

Në nivel global, sipas të dhënave të OBSH -së, numri është 4,2 milionë vdekje deri më tani.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: