TIRANE- Një histori e çuditshme është bërë pjesë sot e rubrikës “Ka një mesazh për ty” në “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Rovena i bëri një surprizë të pazakontë nënës së saj, zonjës Bukurie.

Pasi tregoi historinë e dhimbshme të jetës së saj, peripecitë që ka kaluar pasi është divorcuar nga bashkëshorti me të cilin ka dy fëmijë dhe u detyrua që për disa vite mos t’i takonte pasi nuk ja lejonte ish-burri ajo tregoi për dëshirën e saj dhe të motrave dhe vëllait për të martuar mamanë e tyre e cila është 61 vjeç.

Rovena thotë se shpeshherë kanë bërë shaka dhe mamaja e saj nuk pranon që të martohet përsëri. Por, shton se nëse do të pranojë, do ta bëjë për një burrë që të ketë 100 mijë Euro. Stafi i emisionit i ka bërë një surprizë dhe ka gjetur një burrë të quajtur Kujtim, i cili shkon në studio.

Ai ka me vete një valixhe me 100 mijë Euro. Sigurisht ai luan rolin pasi mëson disa të dhëna rreth jetës së të ëmës së Rovenës./tvklan

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb