Një gjyshe 61-vjeçare dhe bashkëshorti i saj i ri, 24 vjeç, kanë njoftuar se po planifikojnë të kenë fëmijën e tyre të parë së bashku, përmes një nëne surrogate – pavarësisht diferencës së tyre 37-vjeçare në moshë.

Kuran McCain dhe gruaja e tij, nëna e shtatë fëmijëve, Cheryl McGregor, nga Gjeorgjia, u takuan për herë të parë në vitin 2012, derisa të dy punonin në zinxhirin e ushqimit të shpejtë Dairy Queen, kur ai ishte vetëm 15 vjeç.

Cheryl ka tashmë shtatë fëmijë dhe 17 nipër e mbesa, por çifti tha se “ndihen se meritojnë fëmijët e tyre”.

  • foto galeri
  • foto galeri

“Ne u martuam në shtator të vitit 2021, dhe u bënë disa muaj që jemi gati të krijojmë një familje. Cheryl është 61 vjeç dhe ka shtatë fëmijë dhe 17 nipër e mbesa tashmë, por ne mendojmë se meritojmë fëmijët tanë”, ka thënë Kuran.

Dyshja u përpoqën të mbeteshin shtatzënë vetë, por për shkak të moshës së Cheryl, ata vendosën t’i drejtoheshin zëvendësimit ose birësimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb