Real Madrid do të presë rivalët e përjetshëm sot në “Santiago Bernabeu”. Barcelona ka vendosur që do të mbajë veshur një fanellë speciale me stemën e këngëtarit Drake, për bashkimin e klubit me Spotify.

Kjo marrëveshje është arritur pasi Drake është bërë artisti i parë që ka arritur pesëdhjetë milionë shikime në Spotify. Një vëmendje të veçantë për këtë sfidë ka marrë edhe basti i këngëtarit. Duke qenë se të gjithë e kanë cilësuar si fat të keq për futbollistët, Drake ka vendosur t’ju jap fund thashethemeve.

Ai ka vendosur një bast prej 617,000 eurosh që Barça dhe Arsenali do të fitojnë përkatësisht kundër Real Madridit dhe Leeds United. Nëse të dy ekipet do të fitojnë, ai do të mbledhë 2.9 milionë euro.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb