NGA: ORNELA MANJANI* TIRANE- Personat që kanë ndër tuar pa leje dhe që kanë tërhequr faturën për parcelën ndërtimore nga zyrat e ALUIZNI-t, duhet ta kryejnë pagesën brenda 6 muajve. Në rast të kundërt, ndërtimi regjistrohet në Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme si barrë hipotekore, ose e thënë ndryshe, në pronësi të ALUIZNI-t.

Përcaktimi për penalitet në rast mospagese të faturës është parashikuar në nenin 30 të ligjit bazë për legalizimet, ku me ndryshimet e fundit ligjor është bërë një shtesë në pikën 2 të tij. Në ligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9482, datë 3.4.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar, në nenin 30 është përcaktuar që, në pikën 2 të tij të kryhet një shtesë ligjore.

“Pika 2/1 ndryshohet si më poshtë: ‘2/ 1. Përcaktimet e këtij neni zbatohen edhe në rastin kur subjekti apo njëri prej subjekteve që disponojnë ndërtimin me funksion banimi nuk shlyejnë detyrimet financiare të parashikuara në ligj për vlerën e parcelës ndërtimore të objektit pa leje. Në këtë rast, për pasurinë ose pjesën takuese të subjektit debitor, regjistrimi bëhet sipas shkronjës ‘a’, të nenit 54, ‘Regjistrimi i hipotekës ligjore’, të ligjit nr. 33/2012, ‘Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme’” – thuhet në ligj. Në fund të nenit shtohet një paragraf me këtë përmbajtje: “Rregullat e hollësishme, kufizimet dhe procedurat që zbatohen për efekt të regjistrimit të pasurive të legalizuara, përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.”

REGJISTRIMI
Burime zyrtare nga ALUIZNI bëjnë të ditur se për rastet kur një objekt ka marrë lejen e legalizimit dhe objekti është në emër të dy apo më shumë personave, nuk do të përfitojë hipotekën vetëm personi që nuk ka kryer pagesën, ndërsa “bashkëpronarët”, personat që kanë shlyer detyrimet sipas ligjit do të pajisen me hipotekë.
(Lajmin e plote mund ta lexoni sot ne print ne Gazeta Shqiptare)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: