Përmes një prononcimi për media nga ambientet e jashtme të selisë blu, sekretari i Partisë Demokratike Dega Elbasan, Bledi Himçi, ka bërë me dije se 67% e delegatëve të kësaj force politike kanë firmosur pro mbajtjes së Kuvendit Kombëtar të thirrur nga ish-kryeministri Berisha, përmes mbledhjes së firmave të delegatëve.

Në mbështetje të kësaj shifre, përfaqësuesi i PD Elbasan, zgjodhi të lexonte live përpara kamerave 272 emrat të cilët kanë firmosur për mbajtjen e kuvendit më 11 dhjetor, si dhe funksionin e tyre në strukturat e Partisë Demokratike në Elbasan.

“67% e delegatëve të Elbasanit do të jenë në Kuvendin e Partisë Demokratike, të thërritur pikërisht nga 1 e katërta e delegatëve sipas statutit, më datën 11 dhjetor. Më poshtë do ju citoj 272 emrat.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: