TIRANE – Shtatë deputetë të Partisë Socialiste, Arta Dade, Gramoz Ruçi, Besnik Baraj, Eduard Shalsi, Fatmir Xhafaj dhe Erjon Braçe, kanë përfituar të ardhura nga një vendim gjyqësor ku ata kanë paditur institucionin e Kuvendit për ndalesa nga paga gjatë ushtrimit të detyrës së deputetit, mandati i mëparshëm (përpara vitit 2013). Këtë vendim e kanë fituar edhe të tjerë deputetë socialistë, të cilët kanë preferuar ta deklarojnë së bashku me pagën.

Deputetja Arta Dade ka fituar për 2015-ën rreth 1.513.221 lekë, si të ardhura nga vendimi gjyqësor në favor të kthimit të ndalesave të pagës për vitet 2009-2010. Edhe kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, po ashtu si të ardhura nga vendimi gjyqësor i datës 25.06.2015 ka marrë 1.489.308 lekë.

Deputeti Besnik Baraj, si të ardhura nga procesi gjyqësor lidhur me mospagesën gjatë mandatit të mëparshëm, ka marrë 1.388.909 lekë. E po kështu vijon lista me 7 deputetë, të cilët për vitin 2015 i kanë marrë Kuvendit 8.880.858 lekë.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: