Të paktën shtatë persona humbën jetën dhe tre të tjerë u plagosën kur një furgon dhe një kamion u përplasën në një autostradë në shtetin jugor brazilian të Parana, konfirmoi Policia Federale.

Sipas raportit, aksidenti ka ndodhur në autostradën BR-376 pranë qytetit të Palmeira, kur një furgon që transportonte nëntë mësues dhe një kamion që transportonte qumësht janë përplasur.

Mësuesit ishin rrugës për në kryeqytetin e Paranës, Curitiba për një takim sindikal.

Sipas informacioneve fillestare drejtuesi i kamionit nuk ka pësuar lëndime dhe ka rezultuar negativ në alkool.

Të plagosurit, mes tyre dy në gjendje të rëndë, u dërguan në spitalet e qytetit fqinj Ponta Grossa, ndërsa po hetohet për shkaqet e aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb