SHBA- Autoritetet amerikane po punojnë për të përcaktuar shkakun e katastrofës hekurudhore që ka ndodhur në Filadelfia, duke lënë të vrarë shtatë persona dhe plagosur mbi 200 të tjerë.

Shtatë vagonë, përfshirë motorin e trentit Amtrak, i cili udhëtonte drejt Nju Jorkut, kanë dalë nga shinat të martën në mbrëmje. Mbi 200 njerëz janë trajtuar në spital, ka thënë kryetari i Filadelfias, Michael Nutter.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka thënë se hekurudha “është mënyrë e jetës për shumë” në Amerikë dhe se është i tronditur nga katastrofa.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: