Analisti Eduart Zaloshnja ka analizuar në emisionin ”Real Story” në News24 ku 70% e të anketuarve mbështesin mendimin se qeveria Rama kishte meritë në sigurimin e 1.15 miliardë eurove në Bruksel.

Zaloshnja thotë se 70% tregon se ka një eufori prej kësaj shifre por kjo ka një ndikim edhe tek sulmet nga Presidenca me tre konferenca njëra pas tjetrës.

”Bëhet vetëm për të aneketuar që kanë gjasa të marrin pjesë në zgjedhje. Dhe a pati meritë qeveria Rama në sigurimin e 1.15 miliardë eurove në Konferencën e Donatorëve? 51 përqind thanë po, 19% ndoshta po, 12% jo dhe 18% ndoshta jo.

Para një jave treguam se 55% një javë më parë nëse do të votonin, do të votonin për Ramën. Ajo që tregon ky sondazh është që një ngjarje e atillë ka krijuar eufori. Sondazhi ka filluar parëmbrëmë në darkë dhe mbaroi dje.
Kuptohet që një eufori e tillë që ka qenë pardje apo dje, kjo kundërpërgjigje nga Presidenca ndikoi, sesa ndikon unë s’bëj dot sondazhe ditë për ditë, por një sulm i papritur, tre konferenca shtypi.”- tha Eduart Zaloshnja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb