Ish-deputeti i PD, Xhemal Gjunkshi ka qenë pjesë e organizimit për 70-vjetorin e Asamblesë së Përgjithshme të Atlantikut të Veriut, ku morën pjesë edhe hierarkitë më të larta politike, ushtarake dhe diplomatike të vendeve aleate të NATO-s.

Në një postim në rrjetet sociale, Gjunkshi shkruan se gjatë konferencës u shkëmbyen qëndrime, ide dhe përvoja lidhur me sfidat dhe kauzat që përballon sot kjo aleancë e madhe për lirinë dhe mbrojtjen.

“Në kuadër të 70-vjetorit të Asamblesë së Përgjithshme të Atlantikut të Veriut (ATA), morën pjesë hierarkitë më të larta politike, ushtarake dhe diplomatike të vendeve aleate të NATO-s. Pata mundësinë të takoj kolegë dhe miq të mi nga forcat e armatosura, si dhe diplomatë karriere të Aleancës së Atlantikut Verior.
Gjatë konferencës u shkëmbyen qëndrime, ide dhe përvoja lidhur me sfidat dhe kauzat që përballon sot kjo aleancë e madhe për lirinë dhe mbrojtjen, siç janë gjeopolitika dhe përballjet ekonomiko-politike midis SHBA-së dhe Europës, politikat e bashkëpunimit dhe partneritetit mes vendeve aleate, si dhe sfidat e tjera të sigurisë globale”, shkruan ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb