TIRANË-Shqipëria feston sot 70-Vjetorin e Çlirimit nga pushtuesit nazi-fashistë. Krerët më të lartë të shtetit, Presidenti Bujar Nishani, Kryeministri Edi Rama, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, ministra të kabinetit qeveritar por edhe ambasadorë të akredituar në Shqipëri u përulën para monumentit “Nëna Shqipëri” në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit ne nderim të të rëneve.

E pranishme në homazhe ishte edhe nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Nevila Xhindi. Presidenti i Republikës vendosi i pari kurorën me lule, i ndjekur më pas nga kryetari i Kuvendit Ilir Meta dhe Kryeministri Edi Rama.

Pas ekzekutimit të himnit kombëtar, mes Presidentit Nishani, Kryeministrit Rama dhe kryeparlamentarit Meta, pati një bisedë të shkurtër, ndërsa më pas ata u takuan me veteranët e luftës që ndodheshin pranë tyre. Më pas kurora me lule vendosën minitrat, përfaqësues të qeverisë dhe veteranë të LANC-it

Kryeministri Rama ka uruar gjithë shqiptarët për 70-Vjetorin e Çlirimit me një status në “facebook”. “Gëzuar 29 nëntorin në këtë 70 Vjetor të Çlirimit të Shqipërisë”, shkruan Rama.
(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: