Sot është përkujtuar 70 vjetori i vdekjes së mendimtarit të njohur, Mid’hat Frashëri. Instituti i Studimeve Historike “Lumo Skëndo” organizoi sot homazhe në nderim të figurës së tij dhe prezantoi veprën e katërt me punë të zgjedhur të Frashërit. Themeluesi i Institutit “Lumo Skëndo”, Agron Shehaj vlerësoi figurë e Frashërit.

“Ka që nga koha e komunizmit mizor që qasja kryesore e politikës shqiptare është: historia fillon me mua. Ka shumë dekada që udhëheqësit tanë sillen si baballarë apo shpëtimtarë të kombit.

Sot është koha që ne të njohim baballarët dhe shpëtimtaët e vërtetë të kombit dhe të shqipes.

Dhe jo thjesht për patriotizëm, as thjesht për të respektuar të shkuarën. Po sidomos për të kuptuar dhe për të njohur të sotmen dhe të ardhmen. Duke mos njohur të shkuarën,
duke mos njohur ata që vërtet u përkushtuan dhe sakrifikuan për kombin, duke mos reflektuar për sfidat që kemi kaluar, ne nuk do te gjejmë rrugën e vërtetë të se ardhmes së kombit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Duke mos njohur intelektualët e vërtetë, patriotët e vërtetë, ne do të adhurojmë idhuj të rremë, patriotë fallco dhe intelektualë sharlatanë.

Duke mos njohur ëndrrat, idetë, reflektimet, vargjet dhe këngët e atyre që hapën rrugën e pavarësisë dhe përparimit të kombit në fillimet e tij, nuk do gjejmë sot shpirtin dhe frymën kombëtare që sot na duhet më shumë se kurrë për të mbushur boshllëkun shpirtëror ku jemi.

Ne sot kemi nevojë të njohim të shkuarën që të ndërtojmë të adhmen.

Ndaj Instituti Lumo Skëndo sot ka rëndësi më shumë se kurrë, sepse po hedh dritë tek e shkuara jonë për të ndriçuar të ardhmen”, tha Shehaj në përkujtimin e figurës së Mid’hat Frashëri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb