Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ditën e sotme ka dërguar një mesazh urimi për 71 vjetorin e themelimit të Republikës Popullore të Kinës.

Ruçi i ka dërguar mesazh urimi Kryetarit të Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Kombëtare Popullore të RP të Kinës, Li Zhanshu-së, dhe e fton atë për një vizitë në Tiranë.

“Me rastin e 71 vjetorit të themelimit të Republikës Popullore të Kinës, më lejoni që në emër të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe në emrin tim personal, t’Ju përcjell urimet më të përzemërta e miqësore për popullin kinez, Asamblenë Kombëtare Popullore të Republikës Popullore të Kinës dhe Ju personalisht.

Unë jam i bindur, dhe besoj që këtë bindje ndani edhe Ju, që bashkëpunimi shumë i mirë midis Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe Asamblesë Kombëtare Popullore të Republikës Popullore të Kinës do të zgjerohet e forcohet më tej në të ardhmen.

Bashkëpunimi ynë do të vazhdojë të kontribojë për fuqizimin dhe intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera mes popullit shqiptar dhe popullit kinez.

Me dëshirën time të madhe për rritjen e bashkëpunimit, kontakteve dhe dialogut të drejtpërdrejtë mes Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe Asamblesë Kombëtare Popullore të Republikës Popullore të Kinës, më lejoni t’Ju përsëris ftesën time për vizitë zyrtare në Shqipëri, në një kohë të përshtatshme për Ju”, shkruan në mesazhin e urimit Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: