Në 75 vjetorin e çlirimit të hebrenjve nga Holokausti, kur të kapurit nga regjimi nazist arritën të ikin prej kampit famëkeq Auchwitz, Tritan Shehu shkruan se për atë fenomen shqiptarët duhet të jenë krenarë pasi asnjë hebre nuk ra viktimë e makinës vrastare.

Ish- ministri i PD thotë se holokausti nuk duhet harruar kurrë pasi është një njollë turpi për njerëzimin, por shqiptarët në këtë rast treguan virtytet e vërteta të njerëzimit, kulturën e aspiratat e përbashkëta të popujve dhe përpjekjet për paqe.

STATUSI I TRITAN SHEHUT

Holokausti, nje tragjedi indokrinimi, qe nuk duhet harruar kurre!

Pa asnje dyshim ajo cfare ndodhi ndaj hebrejve ne ato vite te tmerreshme nuk eshte thjesht nje njolle turpi per te gjithe njerrezimin e qyteterimin, por eshte edhe nje deshmi e qarte e rrezikut te indokrinimeve, te cilat i kemi takuar e i takojme jo rralle ne histori, me pasoja tragjike per popujt, pavaresisht formave te aplikimit te tyre.

I provuam ne dhe njerezimi gjate sundimit komunist ato, qe i kushtoi kesaj bote dhjetra miliona te vrare, zhdukur, cfarosur nga dhuna, urija, kampet, burgjet e pafund.

I kemi sot aktuale krimet e radikalizmit, ekstremizmit, kamikazeve, me baze nje indokrinim ekstrem, keq perdorim te feve, varferise e injorances se njerrezve per qellime djallezore pushtetesh e pasurish.

Ne shqiptaret duhet te jemi krenar, qe ne ate epoke te dalldisur te holokaustit me guxim e bazuar ne vlerat njerezore arritem te jemi i vetmi vend nen pushtimin nazist, ku asnje hebre nuk ra viktime e asaj makine vrastare.

Ajo histori e ndritur e jona nuk eshte vetem nje ure miqesie me shume lidhese me Izraelin e sotem demokratik e popullin e tij te jashtezakonshem ne vlera e histori, por dhe na njeson me virtutet e verteta te njerezimit, kulturen e aspiratat e perbashketa te popujve, perpjekjet per paqe, bashke ekzistence e prosperitet.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb