Lideri i PDIU Shpëtim Idrizi në një fjalim të mbajtur me rastiin e 76 vjetorit të gjenocidit të Çamërisë bëri kritika ndaj qeverisë, duke thënë se sot në vend mbizotëron rrumpalla mavri.

Idrizi u shpreh se heqja nga Rama e konceptit “zonë minoritare” është tradhti.

“Shqipëriia doli me 9 minoritete, kurse Kosova ka 6. Shqipëria del me 9 pakica kombëtare, ndërsa ne kemi shqiptarë kudo përreth Shqipërisë. Në Shqipëri ka rrumpallë mavi. Qeveria vazhdon të bëjë gabime të mëdha. Ne vazhdojmë që të kërkojmë heqjen e ligjit të luftës. Kanë qenë dy zona minoritare në Shqipëri ajo e Dropullit dhe një në Finiq. Qeveria shqiptare ka luajtur mendsh. Heqja e konceptit “Zonë minoritare” është tradhti.  Ka ekzistuar koncepti i zonës minoritare që në kohën e Mbretit Zog. Kombësia jo si ndihesh, por sic je me fakte. Nëse është sesi ndihesh, i bie që edhe tifozët e Gjermanisë qenkan gjerman, të deklarojmë në census se jemi gjermanë dhe bëhemi pjesë e BE-së. Kjo është marrëzia e radhës. Lexoni konventat ndërkombëtare për pakicat dhe ata, pra pakicat duhet të jenë në kufi. Duan të bëjnë edhe Konispolin e Himarën dy gjuheshe”, tha Idrizi.

Shpëtim Idrizi vlerësoi se vetëm PDIU mbron kauzën çame dhe kombëtare, duke shtuar se Edi Rama e tradhtoi kauzën e madhe, për të cilën u betua fillimisht.

“Edi Rama tha më herët se do të bëjë për kauzën çame, por e tradhtoi. Tha kështu sepse i duheshin votat e çamëve. Të bëhemi bashkë që të sjellim çështjen çame sa më afër. PDIU ka qenë dhe mbetet me ata që duan Shqipërinë dhe shqiptarinë. Ky ishte një gjenocid i pashembullt në histori, kurse ne na ktheu në muhaxhir. Shpirtin e kemi në Çamëri. Ne nuk jemi muhaxhirë në histori, por ne jemi që në kohën e Homerit, të Pirros së Epirit, të Hasan Tahsinit, jemi me Mitrush Kutelin, me Ali Demin, Teme Sejkon etj. Mos e harroni Çamërinë se është gjaku ynë. Rroftë Shqipëria e bashkuar”, përmbylli Idrizi.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb