Partia Demokratike ka ndarë një tjetër mesazh nga një prej aktivisteve të Partisë Demokratike në Kurbin.

Teksa ka komentuar dhunën e 8 janarit Enkelejda Ajazi u shpreh se ajo ditë  ishte distancimi total i Partisë Demokratike nga dhuna si mjet politik brenda vetes apo me kundërshtarin.

Enkelejda Ajazi, në takimin e kryetarit të PD, Lulzim Basha, me demokratët në Kurbin: Atë mesditë të janarit s’kam për ta harruar kurrë. Atë urrejtje të një grupi njerëzish që silleshin si një bandë kriminale që nuk i lidh asgjë me demokratët dhe që ulërinin duke sharë,gjuajtur me mjete të forta drejt grave,vajzave,burrave,djemve që ishin brenda në selinë e partisë. 8 janari ishte distancimi total i Partisë Demokratike nga dhuna si mjet politik brenda vetes apo me kundërshtarin.Forca jonë e Partisë Demokratike janë idetë dhe fjala. Shqiptarët,demokratët duan normalitet,si një trup i vetëm,si një zë i madh i fuqishëm. Ne gratë e Kurbinit i bashkohemi Partisë Demokratike deri në fitoren e saj.Ne jemi të forta dhe do ja dalim.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: