Ish-deputetja e PD Albana Vokshi me anë të një statusi në “facebook” ka shpërndarë një video, ku shfaqet në shoqërinë e disa femrave, duke u shprehur se ndryshimi në vend nis pikërisht me gratë.

Vokshi thekson se duhet përdorur fuqia, mençuria dhe sakrifica e femrave për të bërë ndryshimin në Shqipëri.

Ajo nënvizoi se dhuna ndaj grave duhet të ndalet njëherë e mirë, kurse ka shtuar se gruaja shqiptare jep kontribut të cmuar në përparimin e shoqërisë sonë.

Postimi i Albana Vokshit:

Le ta përdorim fuqinë, mençurinë dhe sakrificën tonë të përditshme për të sjellë ndryshimin!

#Ndryshimi nis me #gratë!

#Ndryshimi jemi ne!

Gezuar #8Marsin!

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb