TIRANË

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka uruar të gjithë nënat dhe motrat me rastin e 8 marsit, Ditës Ndërkombëtare të Grave.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se ndihet krenar për rolin e pakrahasueshëm që Partia Soclialiste ka në forcimin e barazisë gjinore në përfaqësimin politik dhe në vendim-marrje në Shqipërinë tonë europiane.

Postimi i plotë:

Gëzuar 8 Marsin!

Në Ditën Ndërkombëtare të Grave, le të nderojmë gratë e mrekullueshme të jetës tonë, le të nderojmë gratë e forta dhe të mençura të historisë tonë dhe sot – si çdo ditë tjetër – le të punojmë drejt një Shqipërie më të barabartë, më të drejtë dhe me më shumë solidaritet e përkujdesie sociale. Jam krenar për rolin e pakrahasueshëm që Partia Soclialiste ka në forcimin e barazisë gjinore në përfaqësimin politik dhe në vendim-marrje në Shqipërinë tonë europiane.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb