TIRANE

Credins bank çel ekspozitën më të re “Gjendje”, dedikuar gruas më 8 mars në ditën Ndërkombëtare të Gruas.
Veprat të cilat janë mundësuar nga galeria “Kalo”, janë realizuar nga 4 artiste shqiptare të njohura, Lumturi Blloshmi, Adriana Puleshi, Merita Selimi dhe Dea Tili të cilat janë vlerësuar nga kritika shqiptare dhe ajo e huaj.

Ekspozita u shoqërua edhe me një ceremoni të kuruar bukur, ku drejtoresha e marketingut Valbona Guri, theksoi rëndësinë e çeljes së kësaj ekspozite, punimet së cilës nxjerrin në pah rolin dhe rëndësinë e gruas në shoqërinë shqiptare.

Në punët e ekspozuara spikat individualiteti artistik i artisteve. Përmes harmonisë së tonaliteteve të ndryshme në ngjyra, pasqyrohet brishtësia dhe forca, tipare këto që mishërohen gjerësisht në figurën e gruas, por edhe vlera të tjera që ajo mbart në vetvete.

Nën moton “Muza Je Ti” Credins bank përgjatë muajit Marsit, do të zhvillojë dhe mbështesë disa aktivitete të cilat i dedikohen gruas.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: