Nënkryetarja e LSI Erisa Xhixho, sot më datë 8 mars, në Ditën e Gruas ka publikuar shifrat e frikshme të femrave të vrara e dhunuara ndër vite.

Xhixho thekson se të dhënat janë alarmuese, ndërsa shton se zëri i gruas duhet të dëgjohet më shumë në shoqërinë shqiptare.

Postimi i Erisa Xhixhos:

Këtë 8 Mars vendosa të protestoj me një postim…

113 gra të vrara në 9 vitet e fundit

7 gra të masakruara në 2 muajt e parë të 2020.

E dashur shoqëri duhet të mobilizohemi

që t’i japim zë vajzave dhe grave që zërin e kanë humbur.

Postoni një foto ose video në rrjetet sociale

#harramtamblinenanës #harramqumshtinenënës për këdo që vë dorë mbi nje grua.

Kjo fushtë është nisur nga regjisoria Elkjana Gjipali dhe gazetarja Zhaklina Lekatari, vleresim dhe mirënjohje për këtë iniciativë.

 (d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb