Në ditën Ndërkombëtare të Gruas, Monika Kryemadhi ka kujtuar të gjitha gratë që kanë luftuar për të drejtën dhe emancipimin e vajzave në shoqërinë shqiptare.

Gjithashtu Kryemadhi thekson se gratë nuk kanë nevojë për një ditë që të festojnë, por për lirinë e tyre shpirtërore dhe ekonomike.

Statusi:

Sot në ditën ndërkombëtare të gruas, le të kujtojmë të gjitha gratë që kanë luftuar për të drejtat dhe emancipimin e vajzave dhe grave në shoqërinë shqiptare. Të gjitha nënat që kanë mbajtur familjen shqiptare të fortë edhe mes vështirësive të panumërta.

Këtë 8 Mars dëshiroj të falenderoj në veçanti mikeshat, koleget dhe bashkëpunëtoret e mija ndër vite, që jeta dhe fati më ka sjellë t’i njoh e admiroj për forcën e gruas dhe vlerat që kanë përfaqësuar.

Mbetem gjithë e bindur se gratë nuk kanë nevojë vetëm për një ditë të festojnë, ato kanë nevojë për lirinë e tyre shpirtërore dhe ekonomike.

Gruaja është burimi i jetës dhe dita e gruas është çdo ditë!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb