“8 Marsi”, që njihet si Dita Ndërkombëtare e Gruas, ka ndryshuar atmosferën edhe në vendin tonë.
Qytetarë të shumtë të kryeqytetit shqiptar, Tiranës, janë dyndur sot nëpër dyqane, duke blerë lule për familjaret e tyre. Siç shihet në fotot e LSA, janë të shumtë qytetarët, që kanë mbushur dyqanet, për të zgjedhur lulen më të bukur për nënën, gruan apo vajzën e tyre.
Nga ana e tyre, edhe dyqanet kanë mbushur rrugët e Tiranës me lule nga më të ndryshmet e të shumëllojshme.
(BalkanWeb)