Ambasada Amerikane në Tiranë ka shpërndarë në “Facebook” një fotografi, ku tregohet dora e ambasadores amerikane Yuri Kim dhe dy unaza që ajo mban.

Përbri fotos, shkruhet se ambasadorja mban në dorën e saj dy unaza, një që ia ka dhuruar nëna e një që e ka blerë kur ka nisur punë. Me këtë mesazh, ambasadorja e SHBA në Tiranë uron festën e nënës, Ditën e Grave.

  • foto galeri

Postimi i Ambasadës Amerikane në Tiranë:

“Çdo ditë në dorën e djathtë mbaj një unazë që ma ka dhuruar mamaja ime dhe në të majtën, një unazë që ia bleva vetes kur fillova punë. Gëzuar festën e nënës! Gëzuar Ditën e Grave”! | Ambasadorja Yuri Kim

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb