Tetë persona nga e njëjta familje, përfshirë pesë fëmijë , janë vrarë në një aksident automobilistik në Algjerinë lindore, tha mbrojtja civile.

Fëmijët, të moshës katër deri në 13 vjeç, prindërit e tyre dhe halla vdiqën pasi automjeti i tyre u përplas me një gjysmërimorkio pranë qytetit të Batna , thuhet në një deklaratë, pa dhënë detaje mbi shkakun e përplasjes.

Në vitin 2021, Algjeria regjistroi rreth 22,000 aksidente ku u vranë 3,061 njerëz dhe 29,763 mbetën të plagosur, sipas autoriteteve.

Numri i viktimave dhe të plagosurve për vitin 2022 ende nuk është shpallur.

Shpejtësia është shkaku kryesor i aksidenteve në vendin e Afrikës së Veriut , sipas një agjencie qeveritare të sigurisë rrugore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb