Napoli vijon të humbas terren në raport me Inter, i lëshon kreun ekipit zikaltër, me skuadrën e Contes që ndalet pikërisht atëherë kur më pak pritej, në transfertë përballë Venezia-s. Në letër kjo dukej një sfidë pa shumë histori, në një kohë kur Venezia renditen në vendin e parafundit, por edhe një herë bënë atë që dinë më mirë, u mbrojtën me fanatizëm duke dalë me një pikë përballë Napolit pas barazimit pa gola.

Kjo ecuri shqetëson jo pak tifozët e Napolit pas në 7 javët e fundit në Serie A ekipi i Contes ka marrë vetëm 8 pikë. I pyetur në lidhje me garën për titull, trajneri i Napolit nuk u shfaq i shqetësuar, për të llogaritë do të bëhen në fund.

Një garë po kaq e bukur po zhvillohet edhe për të siguruar një vend në Champions League sezonin e ardhshëm. Bologna i shkaktoi një humbje shumë të rëndë Lazio-s, një fitore me “manita” 5-0 që i sposton në vendin e katërt, plus 1 nga Juve dhe plus 2 në raport me Lazio-n.

Vijon ecurinë perfekte në Serie A ekipi i Ranierit. Jashtë Evropë, Roma përqendron të gjithë forcat në kampionat, aty ku triumfuan 1-0 përballë Cagliari-t. Dovbyk realizoi golin e fitores në minutën e 62-të. Falë këtij suksesi, verdhekuqtë renditen në vendin e 7-të në kuotën e 49 pikëve, 2 më pak se Lazio.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb