Duhet vetëm 4 pikë për të fituar titullin kampion, kurrë më parë në 11 vitet e fundit, Milan nuk ka qenë kaq pranë. 80 mijë zemra kuqezi do të jetë të pranishëm në “San Siro” për të shtyrë Piolin dhe të besuarit të tij drejt suksesit përballë Atalanta-s, pengesa e tyre e parafundit, mbase më e vështira. Stefano Pioli në konferencë për shtyp foli përpara këtij takimi:

“Duhet të mendojmë vetëm për këtë ndeshje, të kalojmë fillimisht këtë pengesë, por nuk besoj se gjithçka do të mbyllet këtu.

Atalanta? Ajo humbje 5-0 na bëri të kuptojmë shumë gjëra. Ndeshjen e kthimit bëmë një paraqitje të mirë ndërsa këtë herë nuk e dimë se si do të luaj Gasperini.

Tifozët? Stadiumi do të na jap një shtysë të madhe. Skuadra është stërvitur shumë mirë këtë javë, janë shumë të përqendruar.

Kërcimi i fundit i Ibrahimovic? Nuk e di, por uroj që jo. Zlatan është një kampion i madh për të cilin kam shumë respekt. Ai ka inteligjencën e duhur për të kuptuar se çfarë është më e mira për të ardhmen e tij”, u shpreh ndër të tjera Pioli në konferencë për shtyp.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb