Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, deklaroi se gjërat në opozitë nuk mund të jenë kuturu.

Mediu thekson se PR që të hyjë me PD-në në zgjedhje, duhet që të zërë vendin e saj në koalicion, pasi ka vlera të jashtëzakonshme.

Shpëtim Nazarko: Basha ka shumë fushata që nuk fiton. Kështu që është i detyruar të luajë në majë të telit. Basha është sot njeriu më në hall për momentin.

Fatmir Mediu: Në Partinë Republikane ka të rinj, njerëz intelektualë, që dëshiron që Shqipëria të përparojë. Partia Republikane nuk është e imja, ka strukturë të organizuar në të gjithë vendin. Brenda opozitës s’mund të jetë kuturu sepse do kishte probleme të shumta më pas. PR ka bërë mandat të tretë për Kukësin në një kohë.

Ne historia e 2001-2005 na provoi se bashkuam të djathtën, ndërtuam marrëdhënie me KOP në atë kohë. Nuk ishte qeverisja thjesht e Berishës, por zoti Basha, Bumçi etj kanë ardhur nga kjo marrëdhënie. 80 përqind e elektoratit që është mos-besues sot do votojë opozitën, kjo sipas sondazheve. Kjo sepse njerëzit nuk e duan më aspak Ramën. Njerëzit do zgjedhin mes një të keqeje që po ikën dhe alternativës së shpresës.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: