Lufta  e nisur prej ditësh në Ukrainë ka prekur mbarë botën. Juventus, ditën e sotme, u ka ardhur në ndihmë 80 shtetasve ukrainas, duke i shoqëruar për në Itali.

Bardhezinjtë nuk kanë qëndruar “duarkryq” pas kërkesës së bërë nga Federata Ukrainase e Futbollit për të shpëtuar disa të rinj që rrezikonin jetën në zona shumë të rrezikshme si Kharkiv, apo edhe Kiev.

“U japim një dorë atyre që vuajnë nga lufta. Një udhëtim për të ofruar ushqim, ilaçe dhe veshje. 80 persona janë dërguar në Itali” – shkruan klubi me seli në Torino.

Veprimi  i Juventusit është duartrokitur nga instancat drejtuese të Ukrainës. Sporti shërben edhe këtë herë për t’i  thënë “JO” luftës dhe dërgon kështu më së miri mesazhe dashurie dhe paqeje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb