ITALI – “Çelësi i suksesit tim qendron në faktin se kurrë nuk jam lodhur së mësuari. Nuk e kam humbur kurrë kureshtjen dhe dëshirën për sfida të reja dhe i bëj vetes gjithmonë 1 mijë pyetje”- ka thënë në një intervistë më herët ylli i kinëmasë italiane dhe asaj botërore.

Sophia Loren mbush 84 vjeçe. Diva e kinemasë italiane dhe asaj botërore feston këtë 20 shtator ditëlindjen e saj. 84 vite mbi supe, nga të cilat mbi 60 në botën e kinemasë dhe artit e shndërrojnë Loren në aktoren simbol.

Karrierën do ta niste që në moshën 14-vjeçare në vitin 1949 kur spikati në një konkurs bukurie. Katër vite më vonë do të mbërrinte edhe roli i parë i saj në kinema kur luan “joshësen” Kleopatra në filmin “Dy netë me Kleopatrën”. Ajo ishte vetëm 24 vjeçe kur kishte xhiruar mbi 40 filma.

Kulmin e karrierës do ta prekte në vitet ’60 ku shihej si “balanca” europiane përballë Marylin Monroe dhe Elizabeth Taylor. Aktorja italiane më pas iu bashkangjit edhe Hollywood-it për t’u shfaqur në dhjetra filma si protagoniste dhe joprotagoniste.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb