Detajet e reja për Mercedes GLE të ri. Pas premierës së modelit të tij të parë plotësisht elektrik SUV, Mercedes ka nisur prodhimin e modelit konvencional.

Prodhuesi gjerman ka përgatitur një video ku paralajmëron premierën e SUV-it GLE.

Video nuk zbulon shumë, por në xhirim mund të shihet pjesa e përparme e automjetit me drita speciale LED. Detajet zyrtare teknike për momentin nuk janë bërë të ditura, por pritet që gjenerata e re e Mercedes GLE të marrë motorin 3.0-litër me gjashtë cilindra e teknologji EQ Boost, e cila rrit fuqinë e motorit benzinë.

Motori standard benzinë është me kapacitet prej 376 kuajfuqi, ndërsa në version EQ Boost është me 398 kuajfuqi.

Në Europë nuk do të mungojë as versioni në dizel, sikurse është motori me gjashtë cilindra 3.0-litër me 286 kuajfuqi, ndërsa përmendet edhe motori më i fuqishëm dizel me 340 kuajfuqi.

Më vonë, në ofertë do të gjendet edhe versioni sportiv nga kuzhina e Mercedes-AMG, me shenjat GLE 53, GLE 63 dhe GLE 63 S. Më i fuqishmi prej tyre do të jetë me motor 4.0-litër V8 me 612 kuajfuqi.

Ende nuk dihet se kur do të mbahet premiera e Mercedes GLE, ndërsa rasti i parë për këtë mund të jetë panairi i ardhshëm i veturave në Paris, i cili mbahet ka mesi i tetorit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: