Me suksesin e djeshëm kundër Osasunës, Zinedin Zidan ka kaluar në renditje Zhoze Murinjon, sa i takon fitoreve në total në La Liga në krye të stolit të Real Madridit. Francezi është ngjitur në kuotën e 88 sukseseve dhe më mirë se ai ka bërë vetëm Migel Munjoz dhe Visente Del Boske.

Real Madridit vijon të kryesojë këtë edicion të kampionatit spanjoll, teksa pas 23 javësh ka mbledhur 52 pikë, tre më shumë sesa Barcelona e vendit të dytë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb