Në emisionin “Open” në News24 është duke u diskutuar mbi denoncimet e bëra publike sot nga LSI, ku rezulton se 24 kompani fiktive, të regjistruara në emër të qytetarëve të ndryshëm kanë qenë pjesë e skemës së vjedhjeve të parave publike me koncesionet e inceneratorëve.

Përfaqësuesi i LSI-së, Eriol Braimllari ka shpjeguar mënyrën sesi skema në fjalë funksiononte, duke sqaruar se 30 milionë euro nga dëmi prej 189 milionë dollarësh që i është bërë buxhetit të shtetit janë përfituar nëpërmjet skemës së inceneratorëve.

DISKUTIMI:

Eriol Braimllari: Duke ardhur në rezultatin e një evazioni të madh fiskal. 30 vitet e fundit evazioni ka qenë problemi më i madh i ekonomisë shqiptare. Duke iu referuar të gjithë hetimeve për këtë proces, këtu duket se çdo institucion ka dështuar të kontrollojë në mënyrën më të vogël për të kontrolluar këtë evazion fiskal.  Ka dështuar çdo pjesë e ligjit që ka të bëjë me ruajtjen e të dhënave personale. Duke ju referuar gjithçkaje që është paraqitur, sfida kryesore e hetimit do te ngelet ky evazion fiskal që tregoi se institucionet dështuan ta luftojnë.

LSI e ka nisur këtë investigim mbi inceneratorët, jo për synim politik por për premisën e transparencës. Këto koncesione publike janë dhënë në shkelje të ligjit dhe po vazhdon ende investigimi nga institucionet ligjore. LSI ka ndjekur rrugën që ka bërë paraje e shqiptarëve drejt këtyre kompanive fantazmë nga buxheti i shtetit. Ato janë krijuar me 3 qëllime kryesore. E para që të fryhen kostot e shpenzimeve. Kryeministri Edi Rama ka thënë se qeveria nuk shpenzon nga buxheti. Ne kemi konstatuar se konçesionari që ka marrë koncesionin nuk ka investuar 128 milionë euro por ka marrë fatura fiktive për ti gënjyer institucionet publike se ne i kemi shpenzuar këto para. Vetëm një kompani ka faturë 9 milionë euro për inceneratorin e Tiranës. 30 milionë euro nga ky evazion fiskal janë të lidhura me inceneratorët. Ne ngulim këmbë se qeveria shqiptare ka lidhur financat e veta me një koncesion 30 vjeçar për të marrë një shërbim shumë të shtrenjtë të cilin nuk e ofron dot vetë.

Arsyeja e dytë pse kjo skemë ka funksionuar ka qenë përvetësimi i TVSH-së. Sepse këto kompani kanë përdorur këto fatura për të rritur aftësinë e vetë për të tërhequr TVSH nga shtetit. Ka qenë tepër e lehtë zbulimi i kësaj skeme dhe kjo është shumë shqetësuese.

Eni Vasili: Ju keni listuar 24 kompani, si lidhen këto me Klodian Zoton dhe çfarë janë, çfarë shisnin-blinin dhe si lidhem me inceneratorët?

Eriol Braimllari: Nëse merr në analizë aktivitetin e kompanisë së Zotos dhe këtyre zbulon se këto kompani kanë 1 apo 2 punonjës, më e madhja prej tyre ka vetëm 8 punonjës. Këta kanë bërë fatura fiktive sikur kanë blerë mallra të ndryshme, por këto mallra s’kanë lidhje as me betonin as me inertet për të cilat kishin nevojë ato landfille. Kompania që dënoi Kryemadhi kanë pasur miliona në fatura për fruta ekzotike dhe ujë të pijshëm apo mallra të tjerë që s’lidhen me inceneratorët.

Eni Vasili: S’ka mundësi të jetë kaq e thjeshtë të blesh ujë dhe të shesësh bitum?

Eriol Braimllari: Jemi të shokuar sesi kjo gjë ndodh. Por kjo ndodhe kur e bën qeveria vetë dhe njerëz të lidhur me të. Nuk e bëjnë dot njerëz normal. Është skemë për të qenë banka e zyrtareve të qeverisë për të marrë paratë e shqiptarëve.

Eni Vasili: Kush janë këto kompani, që të paktën të jenë 2 emra?

Eriol Braimllari: Përfituesit, ata emra janë njerëz të cilët në të drejtën e tyre ndoshta nuk e dinë fare se kanë një kompani,. Ju keni rastin e zonjës 95-vjec  që tha se s’ka pasur asnjëherë lidhje me ndonjë kompani. Por përfituesit kryesor janë ata zyrtarë qeverie që kanë dhënë koncesionin dhe kanë marrë përfitime mbrapsht për ato që kanë dhënë.

Aleksandra Bogdani: Kjo është fatura totale e mashtrimit me TVSH, e skemës. Mos të bëhet keqkuptimi me shifrat se këtu ka marrë 5 miliardë inceneratori i Tiranës vetëm. Cilat janë kompanitë e tjera që kanë marrë kontrata publike brenda kësaj skeme?

Eriol Braimllari: Ne jemi në analizim e sipër të kompanive të tjera dhe do ti bëjmë publike. 190 milionë euro të tjera janë llogaritur në skema që këto kompani kanë bërë në punë publike të tjera. Teknologji dhe mallra që s’kanë lidhje me punët publike janë përdorur për të përfituar TVSH në punime që s’janë kryer. Por duam të fokusohemi kryesisht te inceneratorët. Nëse ju mundeni të tregoni edhe videon e inceneratorit të Tiranës duket se vlerat e investimit që deklaron dhe qeveria është shumë larg asaj që deklaron qeveria.

Mentor Kikia: Ka zëra se një nga 95 vjeçarët që deklarohet sot dhe ka thënë se ‘nuk di gjë’, është i afërmi i një ministri apo ish-ministri.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb