Të shtëna me armë janë raportuar në qytetin verilindor të SHBA-së, Newark, duke lënë nëntë persona të plagosur, raportuan disa media.

Të shtënat e së enjtes ndodhën në bllokun 200 të Clinton Place rreth orës 18:20 (2220 GMT), sipas raporteve, duke cituar policinë.

Viktimat, mes tyre edhe një i mitur, u transportuan në spital për të trajtuar plagët me armë zjarri. Mësohet se të gjithë janë në gjendje stabile.

Ngjarja është nën hetim nga Departamenti i Policisë së Njuark. Nuk u dhanë detaje të mëtejshme.

Të shtënat masive erdhën më pak se një javë pasi Presidenti i SHBA Joe Biden nënshkroi ligjin për sigurinë e armëve.

Legjislacioni i kompromisit hyri në fuqi një muaj pasi një person i armatosur hyri në një shkollë fillore në Uvalde, Teksas, duke vrarë 19 fëmijë dhe dy mësues. Kjo ngjarje shkaktoi demonstrata mbarëkombëtare kundër dhunës me armë në të gjithë Shtetet e Bashkuara dhe mosveprimit politik.

Ka pasur më shumë se 21,800 vdekje nga dhuna me armë dhe 296 të shtëna masive në të gjithë Shtetet e Bashkuara gjatë gjashtë muajve të fundit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb