TIRANË

Këshilltari për Sigurinë Kombëtare në Partinë Demokratike, Piro Ahmetaj, ka reaguar për 9-vjetorin e heqjes së vizave për qytetarët shqiptarë më vendet e Bashkimit Europian.


Këshilltari i selisë blu thotë se jo vetëm heqja e vizave, por edhe anëtarësimi në NATO, janë dy vlera që i bashkojnë shqiptarët dhe bëjnë dallimin thelbësor mes Bashës dhe kryeministrit, Edi Rama. Ai thekson se këto dy arritje për kombin shqiptar nuk janë thjesht të rastësishme, që janë nënshkruar nga lideri i opozitës, Lulzim Basha.


Postimi i Piro Ahmetajt:

Të dashur miq/bashkëkombas, Në shtesë sa mesazhin-BASHA, dëshiroj të sjell në kujtesë DY NGJARJE që meritojnë dhe do të mbeten përjetësisht në memorerjen e Kombit dhe mbarëshqiptarëve:


  1. Si sot, 9 vjet më parë, u realizua endrra shekullore për lëvizjen e lirë!
  2. Ndërsa, para 10 vjet vjetësh, antarësimi në Aleancën e vlerave Euroatlantike (NATO) !
  • Dy vlera që i/na bashkojnë mbarëshqiptarët!
  • Besoj se JO “vetëm rastësisht”, të dy janë nënëshkruar nga Lulzim Basha!
  • DY ngjarje historike, për të mos u harruar!!

Dy arritje MADHORE, shinat/themelet e Platformës-BASHA, që bëjnë diferencën se: “pa-propagandë, pa-cinizma, pa-çitjane dhe tumane; pa zgurdulluar sytë, pa-mbushur hundët me drogë” ….

….. POR me “vizion, eksperiencë, dashuri, përkushtim, PËRULËSI, përgjegjshmëri shtetërore dhe me fuqinë e votës së lirë, mundet dhe do ja DALIM të përballemi me këtë sekt të rrezikshëm OLIGARKĒSH, si dhe të rikthejmë shpresën e mbarëshiptarëve se “LIRIA dhe demokracia FUNKSIONON”! Kujtesa e BASHËS: “thirrje për kurajo fisnike se misioni vazhdon”, si dhe të bashkuar rreth arritjeve si dhe vlerave demokratike dhe sfidave të përbashkëta do ja dalim!

(n.m/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb